BallinaKryesoreZgjedhjet e pjesshme, Salianji: Në Durrës ndihet nevoja për ndryshim, qytetarët të...

Zgjedhjet e pjesshme, Salianji: Në Durrës ndihet nevoja për ndryshim, qytetarët të lodhur nga personat e shpallur “non grata”. Ja tre prioritetet e Luan Hotit në krye të bashkisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është angazhuar ditët e fundit në Bashkinë e Durrësit, ku të dielën e 6 marsit, do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie

Salianji tha për “News 24”, se në terren, ka një mbështetje të madhe për kandidatin e PD, Luan Hoti. Në këtë qytet prej vitesh sipas tij kanë qeverisur persona të lidhur me krimin e ka ardhur koha, që ky trend të ndryshojë.

“Jemi angazhuar në të gjitha zonat. Ka një interes nga kandidatët tanë. Në Durrës ka një interesat ë posaçëm duke qenë se është bashkia më e madhe, por edhe vëmendjen që ka marrë për shkak të lidhjes së krimit me drejtuesit lokal këtu dhe dy kandidatëve non grata, të mbështetur nga non grata. Ky është njëri aspekt dhe aspekti tjetër është interesi i qytetarëve për shkak të mashtrimit ë votës që është bërë më 25 prill. Braktisja që i bëri qeveria do të përkthehet në votë për opozitën zyrtare për këto vend. Fokusi në këto zgjedhje është te problematikat lokale. Këto janë zgjedhje për qytetin e Durrësit. Mos harrojmë se Durrësi ka rritur taksën e pastrimit dhe ka mbytur bizneset me taksa për pastrimit dhe ndërkohë është një nga qytetet problematike për pastrimin.


Ne e dimë se si u mbyt Durrësi me mbetje. Kostoja për qytetarët e Durrësit nuk është vetëm për mbledhjen e mbetjeve, por edhe kostoja e transportit të këtyre mbetjeve në Tiranë do kushtojë.

Po të dëgjoje justifikimin e kryeministrit për aferën e inceneratorëve, thoshte që në Elbasan incenaeratori do i mbetet bashkisë. Pra elementët tregojnë se kemi të bëjmë me një aferë të madhe korruptime. Së yti problematika e madhe që kanë qytetarët e Durrësit. Po bëhen 3 vite nga fatkeqësia e tërmetit thuajse. Përfaqësuese të qeverisë po ndërtojnë me paratë e donacionet e huaja nga 2-3 shtëi për patronazhistët. Qytetarët durrsakë, nuk e kanë përfituar bonusin e këto janë me mijëra. Afera tjetër më pas, që padiskutim është një prej aferave që bie erë, ashtu siç bie ajo e inceneratorëve është Porti i Durrësit. 81 ha i jepen një kompanie offshore.

Praktikisht i kanë falur pjesën më të rëndësishme dhe një prej porteve strategjike të Mesdheut e kanë falur. Po e çojnë në Porto Romano, për të përfituar nga tarifat dhe taksat atje. Që është një mpleksje e fortë e kriminalitetit. Jo rastësisht është shpallur non grata ish-kryebashkiaku i këtij qyteti”, tha Salianji.

Deputeti tregoi se PD në këtë bashki, por jo vetëm, ka një program të qartë 1-vjeçar. Ai theksoi se vota për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë, është një votë që e dëmton PD zyrtare dhe i shërben Edi Ramës.

“Ne po flasim për ato që kanë ardhur si shqetësime për ne. Programi është konkret, u janë bërë përllogaritje për të zgjidhur problematikat kryesore në një vit, për të bërë konsultim për bizneset, qytetarët. Njerëzit nuk kanë mundësi për të jetuar, për të krijuar ambiente shplodhjeje për personat në moshë. Këto janë problematika lokale të adresuara te kandidati i PD. Unë besoj që Rama nuk ndahet nga non gratat dhe personat e lidhur me krimin. Është projekt i tij për të përfshirë në strukturat e larta, personat e korruptuar. Nëse nuk do të kishte këta, Rama nuk do të ishte në pushtet.

Qëllimi që është futur kandidati i Shtëpisë së Lirisë është që të dëmtohet PD, por nuk besoj se ka demokratë që do të humbin sakrificën e tyre, logon e PD dhe kontributin e burrave dhe grave për njerëz që kanë hyrë për t’i krijuar avantazh kandidatit të PS. Qytetarët durrsakë i dinë lidhjet okulte që kanë përfaqësuesit e Shtëpisë së Lirisë me kandidatët e PS. Sondazhet e mediave prestigjioze, e nxjerr fitues kandidatin tonë. Çdo votë e kandidatit është një votë që shkon në mënyrë të drejtpërdrejt Edi Ramës”, u shpreh deputeti.

Salianji theksoi më tej, se tre prioritetet e kandidatit Luan Hoti janë pastrimi, ulja e taksave dhe konsulta me qytetarët dhe bizneset.

“Këto zgjedhje janë test për qeverinë. Problematikat i kemi denoncuar pranë institucioneve përkatëse. Uroj që të mos ndodhë fenomeni i shit-blerjes së votës. Nuk kemi komplekse për të denoncuar. Nëse ndodh do i themi. Ajo që shoh unë është që zhgënjimi i qytetarëve është aq e madhe, sa që do të përmbysë të gjithë angazhimet. Nuk besoj se këshillat bashkiakë nuk kanë ndikim në orientimin e votës dhe vendimmarrjet e kandidatëve fitues. Zgjedhjet janë për një vit, por do të jenë shtrimi i një qeverisje të gjatë ku kandidatët tanë do të jenë në krye. Luan Hoti ka një program për 1 vit, me disa pika të realizueshme, si pastrimi, ulja e taksave, konsulta me qytetarët dhe me biznesin”, përfundoi deputeti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular