Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal mbrëmjen e sotme në Durrës në takimin e fushatës përmbyllëse për zgjedhjet e 6 marsit. Teksa kërkoi mbështetje për kandidatin Luan Hoti, Basha u bëri thirrje durrsakëve të dalin të votojnë ndryshimin, për atë që do të punojë për Durrësin, Luan Hotin.
“Ju me me sytë e mbushur me dritë e me shpresë për të dielën e 6 marsit. Këtë shesh e gjej të mbushur me shpresën e të rinjëve krah një të riu rebel, të një familjari e priindi i cili do të luftojë për t’ia kthyer dinjitetin qytetin, Luan Hotin. Mbështetja juaj nuk ka munguar, e kam ndierë kudo që Durrësi është gati. Këto sheshe kanë bucitur shpesh nga okupatorët që kanë zbarkuar këtu dhe e kanë parë Durrësin si portën hyrëse për të marrë gjithcka të mirë të kësaj toke. Ky Durrës ka bucitur nga qëndresa e shqiptarëve, por në radhë të parë e durrsakëve, por Durrësi bucket me heshtje. Me heshtjen e mosmiratimit sa herë një qeveri shkel mbi ta. Ndaj ju drejtohem sot vëllezër dhe motra e durrësakëve anë e mbanë, 2 ditë para një vendimi të rëndësishëm për ne. Durrësi duhet të jetë qyteti jonë dhe jo i turpit. Ju ftoj këtë të dielë derdheni heshtjen mbi qendrat e votimit, kthejeni zemërimin tuaj në votë për PD-në dhe Luan Hotin. Luan Hoti do të punojë për Durrësin ditë e natë, ndërsa unë zotohem se sin ë ccdo kapërcyell gjeneratash besimin tuaj të dielën do ta kthej në reflektim që këtë të rinj të mrekullueshëm mos i lëmë të flasin në mitingje hapëse e mbyllëse por t’i vëmë në ballë të betejës. PD ka lindur e madhe do bëhet më e madhe, ka lindur fitimtare dhe do jetë fitimtare. Shpërfillni cdo diktator dhe të jepni votën aty ku e dini se u shërben prindërve, fëmijëve tuaj, Luan Hotin.