BallinaKryesoreArsyet pse i duhet besuar Luan Hakës, bashkia Dibër. Të dielën dibranët...

Arsyet pse i duhet besuar Luan Hakës, bashkia Dibër. Të dielën dibranët duhet të sjellin ndryshimin, të votojnë PD, Nr.2!

Të dielën qytetarët në 6 bashkitë e vendit do t’i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale për të votuar për kandidatin e tyre të preferuar për Bashkinë.
Pyetja që shtrohet është: Do të vendoset për të ndryshuar, apo nën presionin e pushtetit dhe joshjes siç di Rilindja ta bëjë mësë miri, do të vazhdojnë në këtë rrugë pa krye.
Një prej 6 bashkive të vendit ku do të votohet është Dibra. Në garë janë tre kandidatë, por njëri prej tyre është i duhuri për kryebashkiak.
Quhet Luan Haka. Ai spikat për faktin sepse veçse një dibran i mirë është një prej qytetarëve të zonës që i njeh hallet dhe shqetësimet e tyre, sepse është njëri prej tyre dhe sjellja e tij e tillë ka qenë. Shpesh ka diskutuar me ta dhe në funksionin politik që ka patur. Por, ndonëse deri më sot Luani ka evidentuar problematikat e bashkëqytetarëve, nga e hëna një tjetër përgjegjësi e pret; që t’u gjendet dibranëve për të bërë më të mirën si kryebashkiak, të hap dyert e Bashkisë për qytetarët që të ndihen si në shtëpinë e tyre, si dhe të ulet shpesh me ta në mos çdo ditë, për të bërë më të mirën për ta dhe Dibrën e braktisur dhe madje nëpërkëmbur nga qeverisja e Rilindjes në nivel lokal dhe qendror.
Luan Haka duhet votuar të dielën duke iu besuar detyra e kryebashkiakut që menjëherë të vihet në krye të punëve, sepse Dibra është e braktisur, për të mos thënë që është dhe më keq seç ka qenë në komunizëm përsa i përket infrastrukturës në qytetin e Peshkopisë dhe 14 njësive administrative.
Ky fakt dihet nga dibranët dhe është i konstatueshëm çdo ditë!
Vota për Luanin është votë për një qytetar dhe familjar model, i cili di të mbajë përgjegjësi, di t’u jap zgjidhje punëve. Të qenit praktik dhe në situata kritike ka qenë një aftësi që ka spikatur tek kandidati i PD, e provuar kjo deri më tani dhe në detyrat administrative që ka mbajtur. Të gjithë në Dibër flasin  fjalë të mira dhe të pohojnë për suksesin e tij në detyrat e mbajtura, ndonëse në periudha të shkurtra dhe ky besim qytetar do të kthehet në votë pro tij më 6 mars.
Një tjetër pikë e fortë e Luan Hakës është se ai ndyshe nga kandidati i Rilindjes që vjen nga Tirana dhe ai i Kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” që nuk guxon të dal në katunde sepse i duket vetja qytetar si dhe nuk ka kohë sepse është punonjës i Qarkut Dibër (ndërkohë që demokratët dergjen rrugëve dhe dhunohen nga Rilindja), kandidati i PD ka shkelur jo vetëm këtë fushatë dhe shumë herë më parë çdo cep të Dibrës dhe njeh shumë mirë problematikat e bashkëqytetarëve.
Dibranët duhet të votojnë Luan Hakën, sepse ndryshe nga rivali direkt i PS që jeton dhe punon në Tiranë, ai është banor i Peshkopisë duke zgjedhur të jetojë në të mirë dhe të keq me bashkëqytetarët e tij.
Të dielën qytetarët duhet të votojnë nr.2 në fletën e votimit, që t’i besojnë Luan Hakës detyrën e  kryebashkiakut që ai ta vë Bashkinë në punë, jo si deri më tani që sikurse të thonë dhe të majtët aty veç nënpunës që iu shërbejnë qytetarëve nuk gjen!
Luan Haka karakterizohet nga ndershmëria, përgjegjshmëria dhe përgjegjësia dhe si deri më sot në detyrën e kryebashkiakut do të jetë vetëm formalisht qytetari i parë i Dibrës, sepse në të përditshmen e tij ai do jetë një prej dibranëve ku bashkë me të tjerët do diskutojnë dhe punojnë për t’i kthyer Dibrës dinjitetin e nëpërkëmbur, për të iu gjendur bashkëqytetarëve dhe ndryshuar rrënjësisht fytyrën Dibrës.
Një prej zotimeve të Luan Hakës është dhe ngritja e një administrate të mirë me profesionistë të fushës me qëllim që qytetarët kur të trokasin në dyert e shtëpisë së tyre të dytë, të mund të gjejnë menjëherë zgjidhje dhe bërë për ta më të mirën brenda mundësive.
Dibranët duhet të votojnë të dielën nr.2, edhe për faktin sepse në zgjedhjet në Dibër prej ardhjes së Rilindjes janë dhunuar dhe se nuk e meritojnë këtë lloj sjellje të pushtetit me ta.
Dibra meriton më shumë. Le të jetë 6 marsi dita e kthimit në normalitet dhe starti i një zhvillimi të ri politik me qëllimin e vetëm që kjo zonë me histori të madhe dhe pasuri të jashtëzakonshme të dalë nga izolimi, harresa dhe të zhvillohet. Potencialet dhe njerëzit nuk i mungojnë.
Të dielën qytetarët e Peshkopisë, të Njësive Administrative; Maqellarë, Melan Tomin, Selishtë, Luzni, Muhurr, Kastriot, Fushë-Çidhën, Arras, Sllovë, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Zall-Reç dhe Lurë duhet të votojnë nr.2, kandidatin e PD Luan Haka. Demokratët, ata të cilët ende se kanë vendosur, socialistët e shumtë të pakënaqur, ata të cilët kanë ndonjë hatërmbetje në familjen e madhe politike në PD, të sjellin ndryshimin për Dibrën dhe zgjedhin Luan Hakën kryetar i Bashkisë Dibër. Redaksionale

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular