BallinaAktualitetDenoncimi i Xhemal Gjunkshit: Ministrat me urdhër të Ramës zbarkojnë në Dibër,...

Denoncimi i Xhemal Gjunkshit: Ministrat me urdhër të Ramës zbarkojnë në Dibër, kërkojnë të sigurojnë me çdo kusht votat

spot_img
spot_img

Nga Xhemal Gjunkshi

Ministrat me urdhër të Ramës shkelin ligjin dhe çdo moral politik për të siguruar me çdo kusht votat në Dibër. Dibranët në 6 Mars do rrëzojnë, kapjen peng të Dibrës nga pushteti i Rlindjes.

Klanet e pushtetit me zyrtarët e tij më të lartë, të paguar nga taksat e shqiptarëve që grabiten prej 9 vitesh, kanë zbritur në Dibër në ditën e fundit zyrtare të fushatës.
Makineria e blerjes së votave po funksionon si një industri e rëndë, ku secili ministër dhe ministre, gjoja në kostumin partiak të PS, si përfaqësues të Qarkut, “po ndajnë detyrat në aleancë me emrat simbol të blerjes dhe inkriminimit zgjedhjeve të regjistruara dhe në Dosjen famëkeqe 184 në Dibër.
Dëshmitë nga terreni bëjnë të ditur se, presioni qeveritar po kryhet me mënyrat nga më të paskrupullta, që nga presioni me vendin e punës në shërbimet publike si mësues, policë, staf mjekësor, blerje me para, me shlyerje pagesash në energji, punësime e, deri tek ndërhyrja për të toleruar në dënimet me burg.
Kjo është një kambanë e fortë alarmi veçanërisht për komunitetin ndërkombëtar për të kuptuar dhe reaguar se Rama mbetet një ujk i vjetër i kapjes së pushtetit me çdo formë e mënyrë. Ai ndërron kostumet, batutat etj, por kurrë taktikat e riciklimit të pushtetarëve dhe njerëzve të inkriminuar në kapjen e zgjedhjeve.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular