BallinaBotaPushtimi i Ukrainës, legjenda e boksit mes sulmeve ruse: Kjo është lufta...

Pushtimi i Ukrainës, legjenda e boksit mes sulmeve ruse: Kjo është lufta më e madhe e jetës sime

Legjenda e boksit , Wladimir Klitschko në një intervistë për “Daily Mirror” foli për luftën në Ukrainë, ndërsa e ka cilësuar luftën në vendin e tij Si betejën më të madhe të jetës.

“Kjo është lufta më e madhe e jetës sime”, ka thënë ai.

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë dhe vëllai i tij Vitali, i cili është kryebashkiak i Kievit , tashmë i sulmuar nga forcat Ruse, po frymëzojnë luftëtarët  dhe qytetarët e tyre kundër pushtimit rus.

Wladimir, i cili luftoi me britanikët Tyson Fury dhe Anthony Joshua u kërkon lexuesve të Mirror të mbështesin një fushatë globale për ta bërë Rusinë e Vladimir Putin të jashtëligjshme me sport.

Më tej ai u shpreh, “Boksi është sport  kjo është luftë dhe njerëzit tanë po vdesin. Gjatë kësaj bisede me ju, gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm do bombardohen . Kjo është arsyeja pse unë kërkoj nga lexuesit tuaj, të gjithë njerëzit e Britanisë, të mbështesin fushatën tonë dhe të veprojnë tani, në çdo mënyrë të mundshme, për të ndihmuar Ukrainën”, tha ai.

0 Screenshot 2022 03 08 At 165603

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular