BallinaBotaGoditet postblloku rus pranë Kievit, dalin pamjet kur dronët Bajraktar shkatërrojnë komandën...

Goditet postblloku rus pranë Kievit, dalin pamjet kur dronët Bajraktar shkatërrojnë komandën e Moskës

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë shkatërruar postbllokun komandues të ushtrisë ruse në drejtim të Kievit.

Lajmi është bërë i ditur nga komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny.

“Pak minuta më parë, një post komandë e armikut në drejtim të Kievit u shkatërrua. Forcat tona Ajrore janë duke punuar!”, ka shkruar ai.

Përveç kësaj, ai ka publikuar edhe pamjet e goditjes shkatërrimtare.

Ndërkohë që mediat e huaja raportojnë se një aksion i tillë është kryer nga dronët e avancuar turq, Bajraktar TB2.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular