BallinaKronikeDetaje nga ‘shtëpia e barit’ në Tiranë/ I arrestuari i punësuar nga...

Detaje nga ‘shtëpia e barit’ në Tiranë/ I arrestuari i punësuar nga një grup kriminal, tentoi të arratisej gjatë operacionit, por …

E marrë me qera dhe e përshtatur si laborator për prodhimin e kanabisit me llamba. Janë këto detaje që gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘Balkanweb’, lidhur me operacionin e finalizuar një ditë më parë nga Policia e Tiranës, ku në pranga ra 32 vjecari Ermir Nasi.

Bezat tha se i arrestuari Ermir Nasi dyshohet se është i punësuar nga një grup kriminal për t’u kujdesur për lëndën narkotike. Gjatë ndërhyrjes së policisë ai tentoi të arratisej duke u hedhur nga kati i 3, por sërish ra në prangat e policisë. Për uniformat blu ai nuk ka dëshmuar në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm.

Në rrugë operative policia kishte informacion se në rrugen ‘Sotir Caci’ një hyrje apartamenti ishte shndërruar në shtëpi bari. Për të rënë në gjurmë të ketij ambjenti policia kërkoi ndihmën e OSHEE për të zbuluar nëse kishte lidhje të paligjshme energjie. Kjo nxori zbuluar ambientin dhe u bë ndërhyrja e policisë, në kuadër të operacionit të koduar ‘Lugano2’.

Në apartament u sekuestruan lëndë narkotike si edhe disa pajisje elektronike të cilat dyshohet se janë përdorur ose do të përdoreshin për prodhim kriptomonedhas

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular