BallinaKryesore“Sputnik e ka qendrën në Beograd”/Alarmon Kurti: Konflikti i Ukrainës do përhapet...

“Sputnik e ka qendrën në Beograd”/Alarmon Kurti: Konflikti i Ukrainës do përhapet dhe në Ballkan

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk përjashtohet rreziku që konflikti i Ukrainës të zgjerohet edhe në vende të tjera, duke mos përjashtuar as shtetet e Ballkanit Perëndimor

Pas takimit me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në një konferencë për media, Kurti tha se Kosova ka ndërtuar aleanca të pandashme me Perëndimin, SHBA-në dhe NATO-n.

“Në të kaluarën presidenti rus [Vladimir] Putin na ka përmendur njëherë në muaj, tani po na përmend një herë një jave si Kosovë, duke tërhequr paralele të paqena me Krimenë në Ukrainë. Pra, ai i cili kundërshtoi ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s në Kosovë, dëshiron ta keqpërdorë rastin e Kosovës për të ushtruar hegjemoninë e vetë”, theksoi Kurti.

Kurti më tej tha në Ballkanin Përendimor është duke u përballur me një luftë hibride.

“Sputnik” [media shtetërore ruse] e ka qendrën në Beograd, kurse në Nish ndodhet e ashtuquajtura Qendra Humanitare ruse, e cila është e mbushur plot me agjentë rusë”, deklaroi Kurti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular