BallinaAktualitetRriten temperaturat dhe rikthehen vranësira, si parashikohet moti për sot

Rriten temperaturat dhe rikthehen vranësira, si parashikohet moti për sot

Prezenca e një presioni të lart atmosferik i cili ndodhet i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta në vend. Pritet që në dominimin e kthjellimeve në një pjesë të mirë të ditës të jetë ultësira perëndimore, ndërsa vranësirat më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten gradualisht në mëngjes dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C.

Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Rajoni dhe Europa
Europa në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë kthjellime dhe vranësira të pakta. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa Europa Lindore do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Po ashtu në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut do të vijoj të jetë Gadishulli Iberik.

Kosova
Deri në orët e pasdites pjesa me e madhe e territorit të Kosovës do të mbizotërohet nga moti i kthjellët. Por orët në vijim do të sjellin shfaqje të vranësirave të pakta në zonat Veriore dhe Jugore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë me kthjellime.

Maqedonia e Veriut
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin dominimin të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin e MV, përgjatë 24_orëshit. POR në orët e pasdites pritet që të ketë kalime të pakta vranësirash e të përkohshme në zonat Perëndimore të MV

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular