Vijimi i kësaj gjendje sipas tij do e dëmtonte më tej Partinë Demokratike dhe do i shërbente vetëm Edi Ramës. Bardhi tha më tej, se deputetët e grupit të rithemelimit janë të mirëpritur për të qenë sërish pjesë e grupit parlamentar të PD, nëse dëshirojnë të ndërmarrin një hap të tillë.

“Duhet të biem dakord se këtu muaj kanë qenë të vështira për PD, kanë sjellë dëm të interesit të partisë dhe ka pasur luftë mes demokratëve duke na shfokusuar nga qëllimi kryesor. Kryesia e partisë dje, pasi këtë javë ka ndodhur akt i rëndësishëm politik nga kryetari i partisë që është tërhequr për bashkimin. Këto janë disa nga çështjet që ne diskutuam dje në kryesinë e partisë. Ka pasur gjatë këtyre ditëve, pas dorëheqjes së zotit Basha, kolegë demokratë që ndajnë mendim ndryshe dhe kanë vazhduar retorikë përçarëse, fyese. Kryesia ka bërë thirrje dhe apeluar për ndarje të këtij modeli sjelljeje. I vetmi që përfiton nga situata është regjimi i Ramës. Jemi shfokusuar nga misioni që kemi. Zoti Berisha është i lirë për çdo tur që gjykon. Është zgjedhje e tij. Interesi i PD s’është që partia të dalë jashtë institucioneve. Gjatë këtyre muajve ne kemi qenë nën presionin e drejtuesve lokalë që duhet të përfshijmë partinë në proces riorganizimi. Procesi i riorganizimit duhet bërë kur demokratët të jenë bashkë. Nga përçarja e partisë ne pamë 6 mars, që fiton Edi Rama. Nëse secili prej nesh ka në radhë të parë interesin e demokratëve, duhet të heqë dorë nga qëndrimet e njëanshme dhe gjetur një zgjidhje. Nuk është zgjidhje të thotë që jam në procesin tim dhe ejani aty. Kusht është të thuash nëse doni bashkimin ejani te mua. Të thuash të ndërpresësh iniciativë të njëanshme. Palët brenda PD duhet të heqin dorë nga kokëfortësia dhe të mendojnë interesin e demokratëve dhe PD. Institucionet kanë vendosur në plan të parë interesin e demokratëve.

Ajo që thotë kryesia e partisë ka qenë se këto problematika të mos i trajtojmë me konferenca, port ë ulemi me njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët që PD të bashkohet. Ky ka qenë qëllimi i asaj thirrjeje nga kryesia e partisë. Ka pasur heshtje dhe qëndrime në të njëjtin pozicion nga zoti Berisha. E ripërsëris qëndrimi në ato institucione do të thotë përçarje. Deri më sot, është akuzuar Basha që ishte peng i Edi Ramës. Basha ka bërë një hap pas, ka dhënë dorëheqjen. Demokratët kanë pasqyrën e vërtete për të parë se cili është bashkimi. Kush qëndron në kokëfortësi përçan PD dhe forcon regjimin e Edi Ramës.

Përjashtime, shkarkime, kanë pasur të dyja palët. Kjo i përket të shkuarës. Sa kohë bëhet thirrje për të gjetur zgjidhje për të shkuar përpara, e shkuara duhet kapërcyer. Secila palë ka vepruar me qëndrimet e saj. Berisha me lëvizjet e tij. PD zyrtarisht ka marrë vendimet e saj. Pavarësisht qëndrimeve, vendimet për përjashtim nuk janë marrë deri në momentin që kryhen akte dhune. Kryesia ka bërë thirrje për t’u bërë bashkë. Ka ftuar kolegët, duke u parë sy më sy. Nuk konsiderojmë armik asnjë nga kolegët. Nuk ka 8 anëtar të shkarkuar. Zoti Berisha është i përjashtuar, nuk është anëtar i grupit parlamentar të PD, nuk është regjistruar asnjëherë dhe zoti Berisha për fatin e keq të PD, të demokratëve dhe të tij personal ka një problematikë me SHBA-në. Zoti Berisha është zotuar që nuk do e përziej PD në problemin që ka me PD dhe ky është momenti për ta provuar.

Gjatë këtyre 6 muajve e ka përfshirë dhe ky është moment që të bëhet si akt politik, të mos e përfshijë PD në problemin personal me SHBA-në. Kjo çështje duhet zgjidhur vetë nga zoti Berisha. Ata janë ftuar për të qenë pjesë e një grupi të përbashkët pune, pa paragjykuar asnjë. Ka një qëndrim të shumicës dhe janë ftuar të gjithë deputetët e rithemelimit për të qenë bashkë në një grup pune. Sikundër ka pasur një qëndrim të shumicës së grupit parlamentar që ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit që ka ftuar secilin prej kolegëve, që të bëhen pjesë e grupit parlamentar dhe të kenë pjesë të ngrenë grupin e punës. Konflikti i brendshëm në PD, ka shfokusuar nga misioni që ka PD. Ky konflikt i brendshëm na ka shfokusuar nga ky funksion. Sa më shumë të zgjasë kjo gjendje aq më shumë dobësohet PD. Ky është momenti për t’i thënë ndal kësaj rruge. Do të ulemi pa menduar çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Duhet një rrugë për demokratët”, tha Bardhi.