BallinaKryesoreSituata në selinë blu/ Deputetja e PD-së: Të bashkohemi me foltoren, të...

Situata në selinë blu/ Deputetja e PD-së: Të bashkohemi me foltoren, të çojmë një grup të negociojë me ta. Të bashkojmë partinë

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka deklaruar në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike se demokratët duhet të bashkohen me njëri-tjetrin. Sipas burimeve të Panorama.al brenda Partisë Demokratike, Çupi ka propozuar që të ngrihet një grup pune për të negociuar me demokratët e Foltores së Berishës për t’u bashkuar dhe jo për të vendosur kushte. 

Ne duhet të bashkohemi. Më datë 6 provuam që ne  si PD jemi asgjë pa pjesën e Foltores.  As foltorja nuk ishte asgjë pa ne.  Bashkë mund të jemi fitues në disa bashki. Në duhet t’ju japim demokratëve bashki të fituara më 2023. Dhe këtë e kemi detyrim për demokratët. Ne duhet të jemi bashkë për demokratët. Këtë s’do na e falnin demokratët. Të kemi qëllimin e mirë për t’u bashkuar shpirtërisht jo mekanikisht. Një grup negocimi të mandatuar nga kryesia, me qëllimin për bashkim jo për të vendosur kushte. Të shkojmë e të negociojmë me dëshirën dhe vullnetin për bashkim. Nga ana tjetër, s’jam fare dakord me gjuhën e vrazhdë të përdorur nga disa deputetë ditët e fundit  në media. Jam dakord që z. Berisha ka mbështetjen e strukturave të PD-së në shumicë. Por deputetët e tjerë janë pa asnjë kredit më shumë se deputetët e PD-së . Përse dalin e linçojnë  kolegët e tyre që nesër duan të rikthehen në një grup me ta“, ka theksuar ajo gjatë diskutimeve në kryesi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular