Një sherr masiv ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, ku 8 persona janë përfshirë në një konflikt për gërvishtjen e dy makinave të parkuara.
Sipas policisë, si pasojë e sherrit, dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët pasi morën mjekimin në spital janë shoqëruar në polici, ndërkohë që janë shoqëruar edhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale për një konflikt të ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ju sqarojmë se:
Më datë 27.03.2022, në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishtur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L.
Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e konfliktit në komisariat.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.