BallinaKryesoreZgjedhjet në Ulqin/Dritan Abazoviç feston me fishekzjarrë: Fitore bindëse, Omer Bajraktari kryetar...

Zgjedhjet në Ulqin/Dritan Abazoviç feston me fishekzjarrë: Fitore bindëse, Omer Bajraktari kryetar i ri (VIDEO)

Lideri i partisë Ura në Malin e Zi, Dritan Abazoviç thotë se kandidati shqiptar, Omer Bajraktari ka fituar në zgjedhjet për kryetar komunë në Ulqin.

Abazoviç ka shpërndarë një video nga festa e koalicionit “Për fillim të ri”, ndërsa shkruan: “Fitore bindëse. Ne fituam 43%. Omer Bajraktari i jonë do të jetë kryetari i ri i Ulqinit”, ka shkruar ai.

Sipas të dhënave paraprake të koalicionit “Për një fillim të ri” (URA, PD, SD, SDP dhe AA), lista ka fituar 15 mandate në zgjedhjet lokale në Ulqin.

Sipas këtyre të dhënave, lista e koalicionit të DPS-së dhe Partisë Boshnjake ka fituar 6 mandate, Forca dhe DUA nga 5 mandate dhe Mali i Zi Demokratik dy mandate.

Sipas të njëjtave të dhëna, Koalicioni “Për një Fillim të Ri” ka fituar 4757 vota, DPS dhe BS 2103, DUA 1824, Forca 1598 dhe Demokratik 821 vota.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular