BallinaAktualitetZbulohet shteti ku do të zhvillohen negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, bisedimet...

Zbulohet shteti ku do të zhvillohen negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, bisedimet do të zgjasin 3 ditë

Raundi tjetër i negociatave ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Turqi, duke filluar nga nesër. Lajmin e ka bërë të ditur një nga negociatorët ukrainas, David Arakhamia i cili thotë në Facebook se bisedimet do të zhvillohen nga e hëna në të mërkurë.

Ukraina i përshkroi bisedimet e mëparshme me Rusinë që nga fillimi i pushtimit muajin e kaluar si “shumë të vështira”.

Raundi i parë i bisedimeve midis dy ekipeve të negociatorëve u zhvillua në Bjellorusi, e cila është aleate e Rusisë, por Turqia ka luajtur një rol në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, me takimin e ministrave të jashtëm rus, ukrainas dhe turk në Antalia më herët këtë. muaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular