Pesë punonjëse të një fabrike në autostradën Durrës-Tiranë kanë përfunduar në Urgjencë me simptoma helmimi këtë të hënë.
Behet me dije se dyshohet që punonjëset e fabrikës të jenë helmuar si pasojë e lëndëve të përdorura gjatë punës.
Gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar dhe ndodhen të shtruara në spital, thanë burimet për Panorama.
Mësohet se punonjëset kanë shfaqur simptoma si gjendje të fikti e vjellje.
Policia ka nisur hetimet mbi shkakun e helmimit.
Durrës/Informacion paraprak
Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.