BallinaSocialeVIDEO/ “Kujtuat se ma hodhët mua”- Drejtori i shkollës në Kamëz rreh...

VIDEO/ “Kujtuat se ma hodhët mua”- Drejtori i shkollës në Kamëz rreh me shpulla nxënësit para klasës! Dëshmia: Na dhunon sa herë na sheh në korridore

Nxënësit e shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamëz dhunohen nga drejtori i shkollës, Përparim Oka.

Emisioni Fiks Fare transmetoi pamje ku duket drejtori i shkollës i cili brenda në klasë dhunon me shpulla tre nxënës. ”Kujtuat se ma hodhët mua” dëgjohet drejtori të thotë në video e më pas ushtron dhunë mbi nxënësit.

 

Kjo video është dërguar nga një nxënëse që ka qenë prezent në atë orë mësimi. Ajo u tregon gazetarëve që drejtori dhunon nxënësit vazhdimisht edhe në zyrën e tij, sa herë i sheh në korridore apo jashtë klase

Gazetarët shkojnë në shkollën ‘Isa Boletini’ në Kamëz ku kërkojnë që të flasin me drejtorin për këtë problem, por ky i fundit nuk pranon t’i takojë me justifikimin se është i zënë me mbledhje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular