BallinaAktualitetLuan Baçi i ndërhyn Alibeajt në konferencën për mediat: Ke vetëm Bardhin...

Luan Baçi i ndërhyn Alibeajt në konferencën për mediat: Ke vetëm Bardhin me vete. Si përgjigjet kreu i grupit

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj doli në një komunikim me mediat në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar ku ai u përplas me ish kryeministrin Berisha.

Alibeaj ishte duke folur për nevojën e bashkimit të demokratëve kur u pyet nga gazetarja se sa deputetë mendonin si ai.

Pas shpinës së Alibeajt ishte duke kaluat deputeti i Fierit, Luan Baçi, i cili ndëhyri duke thënë se Alibeaj ka me vete vetëm Gazmend Bardhin.

Ndërhyrja e Baçit nuk ka kaluar pa ironi nga Alibeaj.

Replikat

Alibeaj: Kushdo ka detyrimin që ta kërkojë bashkimin sepse ua kemi detyrimin demokratëve tanë. Ndërkohë që ne bëjmë këtë tollovi, edi Rama fërkon barkun.

Gazetarja: Sa deputetë ju mbështesin me këtë mendim zoti Alibeaj?

Luan Baçi: Vetëm Bardhi (ish-sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi).

Alibeaj: Ja e patë një zë, ja ky është një zë që është bashkimi.

Gazetarja: Edhe zoti Bardhi vetëm një gjuhë ka përdorur dje në rrjetet sociale.

Alibeaj: Nuk është e mirë. Sepse po vendosëm se sa mbështesin, vetëm celebrojmë ndarjen. Kjo nuk është e mirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular