Policia italiane ka vendosur në pranga shtatë shqiptarë dhe italianë të gjithë të akuzuar për trafik droge. Ata u arrestuan pas disa muajsh hetim nga prokuroria dhe policia italiane, përmes videove të survejimit dhe përgjimeve ambientale që vepronin kryesisht në provincën e Raguzës.
Shqiptarët dhe italianët trafikonin hashash, marijuanë dhe kokainë. Grupi kriminal furnizohej me drogë nga Roma, Palermo, Katania dhe nga territori shqiptar, shkruajnë mediat italiane.
Pas arrestimit u sekuestrua 2.6 kilogramë kokainë, pastërtia e së cilës rezultoi në masën 80%, 77 kilogram marijuanë dhe 50 kilogramë hashash. Të gjithë të arrestuarit janë lënë në arrest me burg.