BallinaAktualitetShembet ura e Shtrezës, bllokohet lëvizja e mjeteve në rrugën Kukës-Shishtavec

Shembet ura e Shtrezës, bllokohet lëvizja e mjeteve në rrugën Kukës-Shishtavec

Kushtet e këqija të motit dhe amortizimi kanë bërë që Ura e Shtrezës në rrugën Kukës-Shishtavec të shembet.

Policia rrugore ka bllokuar qarkullimin me vendosjen e blloqeve të betonit në dy anët e urës. Ekspertet e ARRSH-së  kanë vlerësuar se ura është e rrezikshme për kalimin e mjeteve dhe duhet ndërtuar nga e para.

Si zgjidhje alternative, mendohet hapja e një By Pass-i te rruga e vjetër, ndërkohë që udhëtarët që duhet të përdorin këtë aks, duhet të shfrytëzojnë pikën e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë për të lëvizur më pas në rrugën Krushevë-Dragash-Morinë-Kukës për të ardhur në Kukës apo për të shkuar në Shishtavec, që do të thotë kalimin e dy pikave të kalimit kufitarë, atë të Shishtavecit dhe Morinit.

Ura në fjalë është pjesë e rrugës Kukës-Shishtavec, një investim i përfunduar në vitin 2013. E në fakt i gjithë segmenti i rrugës Kukës-Shishtavec që përshkon Grykën e Vanave ka rrëshqitje masive, të cilat ndodhin në mot me reshje shiu e në raste sporadike rrëshqitjet e gurëve ndodhin edhe në mot të thatë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular