BallinaKronikeFOTO/Ekzekutimi i 37-vjeçar ne autostraden Tirane-Durres! Dera e pasagjerit u gjet e...

FOTO/Ekzekutimi i 37-vjeçar ne autostraden Tirane-Durres! Dera e pasagjerit u gjet e hapur, dyshime se shënjestra nuk ka udhëtuar i vetëm

Ekzekutohet me armë zjarri brenda mjetit Iljaz Çali, 37 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit. Ndaj tij është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tip “Land Rover”  me targa  AB 988 AS. Në 2016 Çali ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis.

Trupi i pajetë u gjet brenda mjetit i vetëm,  por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur. Për këtë policia ka nisur hetimet dhe kontrollet në spitale për të plagosur. Dyshohet se atentati ka qenë për larje hesapesh

Makina rezulton në pronësi të Hekuran Xhixhës, nga Nikla e Fushë Krujës, ku burimet për Report Tv thonë se ai e ka shitur mjetin në një pikë që jep makina me qira në zonën e Rinasit.

Pas ekzekutimit të të riut, mjeti me të cilin lëvizte ka ecur pa kontroll për disa metra dhe më pas ka përfunduar anës rrugës. Fillimisht u dyshua për aksident, por kur policia pa gëzhojat në vendin e ngjarjes, pa që ishte një atentat

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorët. Në vendin e ngjarjes ka prani të madhe të forcave të policisë dhe ambulancës. Grupi hetimor po punon duke marrë të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.Janë ngritur pika kontrolli në Durrës, Elbasan e Lezhë për kapjen e autorëve

Ora 00:15

Atentati te kthesa e Rinasit, ja kush është viktima! I përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis në 2016

Iljaz Çali, 37 vjeç, është i riu i ekzekutuar brenda mjetit të tij pranë kthesës së Rinasit. Report Tv ka siguruar foton e tij.Në 2016 ai ka qenë i përfshirë në kultivimin e rreth 700 rrënjë kanabis.

Iljaz Çal
 
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular