BallinaBotaFOTOT/ 2 vajzat e Putin vihen në shënjestrën e sanksioneve të BE...

FOTOT/ 2 vajzat e Putin vihen në shënjestrën e sanksioneve të BE dhe SHBA

BE dhe SHBA janë duke përgatitur një sërë masash të tjera ndaj Rusisë. Uashingtoni thotë se do të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj institucioneve financiare të Moskës. Sipas BBC, po shqyrtohen masa edhe për dy vajzat e Putinit si dhe bankën më të madhe të Rusisë.

Putin ka dy vajza me Lyudmila Putinën, martesën e tij të marë dhe të vetme zyrtare. Maria lindi në vitin 1985 dhe Katerina në vitin 1986. Ndërsa me të dashurën e tij, Alina Kabaeva thuhet se Putin ka 4 fëmijë, dy djem dhe 2 vajza binjake, megjithëse asnjëherë këta fëmijë nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Në fillim të këtij muaji PageSix raportoi se presidenti rus dyshohet se ka fshehur të dashurën e tij, fituese e medaljes së artë olimpike dhe 4 fëmijët e tyre në Zvicër, vendin neutral evropian.

Fëmijët dyshohet se kanë lindur në Zvicër dhe të gjithë kanë pasaporta zvicerane, sipas një burimi, i cili thotë se Kabaeva, 38 vjeçe besohet të ketë pasaporta me kombësi të ndryshme.

“Bashkimi Evropian ka propozuar sanksionimin e dy vajzave të Presidentit Vladimir Putin, sipas diplomatëve të njohur me planin, një veprim që do të shtonte anëtarët më të afërt të familjes së liderit rus në një listë në rritje të individëve të sanksionuar si përgjigje.

Putin nuk flet publikisht për familjen e tij. Ai ka dy vajza me ish-gruan e tij, Lyudmila Putina. Nuk dihet nëse Putin ka fëmijë të tjerë dhe nuk mund të mësohet nëse vajzat e shënjestruara në sanksionet e BE-së ishin ato që ai ka pranuar publikisht”, – shkroi Wall Street Journal.

 

Ukraine: US announces new sanctions, hitting Putin′s daughters, major Russian banks — live updates | News | DW | 06.04.2022Vladimir Putin's daughters: Yekaterina and Mariya Putina's top secret lives | Express.co.uk Putin Dodges Question on Daughters' Identity - The Moscow Times 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular