BallinaKryesoreGaz Bardhi sulmon Berishën: Zhvendosje e betejës nga Rama tek SHBA, ja...

Gaz Bardhi sulmon Berishën: Zhvendosje e betejës nga Rama tek SHBA, ja si do të jetë PD me një “non-grata”

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha.

Bardhi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se rruga e njëanshme e Komisionit të Rithemelimit nuk është rrugë drejt bashkimit por, përçarjes.

Ai madje ka komentuar edhe deklaratat e Berishës ku sulmoi ambasadoren Yuri Kim duke thënë se PD dhe zyrtarë të saj kanë me dhjetëra deklarata kundër SHBA dhe zero deklarata kundër Edi Ramës.

“Nuk ka fyerje më të madhe për një parti properëndimore, që zyra e shtypit e partisë të shpërndajë zyrtarisht lajme kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, në vend të lajmeve dhe deklaratave kundër regjimit të Edi Ramës” shkruan Bardhi ndër të tjera.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Vijimi me kokëfortësi në rrugën e njëanshmërisë, të përjashtimit dhe mbylljes së partisë, nuk është rruga drejt bashkimit, por është rrugë me vetëm një drejtim: përçarjen. Kjo rrugë i shërben vetëm Edi Ramës dhe forcimit të regjimit të tij.

Në vend të reflektimit një grup individësh të vetëzgjedhur, dhe të vetëshpallur si drejtues të partisë, nën emrin Komisar të Komisionit të Rithemelimit, janë duke vijuar një proces të njëanshëm dhe përjashtues, të gjoja organizimit të partisë, me emërime në kundërshtim me Statutin në çdo nivel lokal të partisë. Nga ky proces mbeten të përjashtuar me mijëra demokratë që kanë sakrifikuar më shumë se kushdo tjetër këto 8 vite, thjesht se kanë një mendim ndryshe nga komisarët.

Ky proces i njëanshëm dhe përçarës është dëshmi e plotë e një lëvizje që qëllim të vetëm ka marrjen peng të PD për qëllime private të një individi, dobësimin e Partisë Demokratike dhe forcimin e regjimit të Edi Ramës.

Ashtu si edhe është provuar këto ditë, PD dhe zyrtarë të saj kanë me dhjetra deklarata kundër SHBA dhe zero deklarata kundër Edi Ramës. Kjo zhvendosje e betejës nga Edi Rama tek SHBA, tregon se si do të jetë PD me një “non-grata” brenda saj.

Nuk ka fyerje më të madhe për një parti properëndimore, që zyra e shtypit e partisë të shpërndajë zyrtarisht lajme kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, në vend të lajmeve dhe deklaratave kundër regjimit të Edi Ramës.

Beteja me SHBA nuk është beteja e demokratëve dhe as qytetarëve shqiptarë, që vuajnë çdo ditë nga keqqeverisja e Edi Ramës. Ajo është beteja personale e z. Berishës dhe duhet të mbetet betejë vetëm e tij. Demokratët kanë nevojë ti kenë në krah SHBA, për të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular