Në një konferencë për mediat, Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve të kundërshtojnë dhe të mos mbështesin një politikë shkatërrimtare,

“Mesazhi që dërgon ky drejt fqinjëve tanë është se do të legalizojë kanabisin. Paçka se vetëm Italia mund të shpenzojë për mbrojtjen e qindra në mos miliarda euro. Në vitin 2012-2011 Italia pati hequr kontrollin e kufiri të saj në raport me Shqipërinë sepse flukset ishin ndër më minimalet. Sot kthehet në licensë për çdo familje shqiptare që tundohet nga lakmia për të mbjellë kanabisi, unë e kuptoj që licensat do ia japë klientelës, por në një vend ku ligjin e ka në dorë krimi, mos u çuditni ku një ditë t shihni plantacionet e vreshtave, mollëve, t’u vihet zjarr dhe të mbillet kanabis

Kanabis dhe ky vendim e bën Shqipërinë vend problematik për sigurinë e rajonit, dhe shton investimet dha financime të grupeve të organizatave kriminale dhe terroriste.. Unë u bëj thirrje shqiptarëve të kundërshtojnë dhe të mos mbështesin një politikë shkatërrimtare. Me legalizimin e kanabis hiqet çdo barrikadë. Me legalizimin e kanabisit të hiqet çdo barrikadë, për drogat e rrezikshme, Do shohim drogim masiv të të rinjve dhe popullatës. Një bimë analoge e tillë nisi të legalizohej Jemeni. Çfarë pësoi Jemeni, një shkatërrim të plantacioneve të kafesë dhe zëvendësimin e saj me kanabisin. Shqipëria ka çdo mrekulli.”, tha Berisha.