BallinaAktualitetRol kyç te firma për Inceneratorët, dorëzohet në polici...

Rol kyç te firma për Inceneratorët, dorëzohet në polici…

Dorëzohet në polici Etleva Kondi, e cila ishte shpallur në kërkim pas urdhrit të SPAK për ta arrestuar në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se Kondi ka qenë në Itali për kurim, dhe sapo është kthyer në Tiranë, është drejtuar drejt Policisë së Tiranes. Ndërkohë për Kondin u dha nga GJKKO masa ‘arrest shtëpie’.

Kondi cilësohet si njeriu ‘kyç’ për inceneratorët, pasi ka qenë anëtare e komisionit të inceneratorëve. Po ashtu mësohet se Kondi ka firmosur dhe për energjinë për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që refuzoi ftesën e Komisionit Hetimor për të dëshmuar, duke qenë se ishte person nën hetim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular