BallinaBotaKrah rusëve që në 2014, vdes në Ukrainë mercenari serb 33-vjeçar/ Në...

Krah rusëve që në 2014, vdes në Ukrainë mercenari serb 33-vjeçar/ Në luftë dhe miku i Vuçiç

Një mercenar serb, i cili ka luftuar në anën e rusëve është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Stefan Dimitrijevic (1989) nga Beogradi, i njohur me pseudonimin “Çelavi” (Tullaci shq.) është vrarë gjatë luftimeve në Lugansk të Ukrainës.

Mediat kosovare shkruajnë se për vrasjen e tij ka njoftuar në rrjete sociale miku i tij, Stevan Millosheviç. Dimitrijeviçi kishte qenë vullnetar në Lugansk që nga viti 2014 dhe ishte nderuar nga Rusia për kontributin e tij

Një mercenar tjetër nga Serbia që po lufton në krah të Rusisë në Ukrainë është edhe Dejan Vujiç. Ai është mik i afërt i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic.

Ai ka postuar edhe foto të tij nga Ukraina, i armatosur. Një numër i konsiderueshëm i shtetasve të Serbisë dhe qytetarë serbë nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor po luftojnë në anën e rusëve në Ukrainë. Bashkimi i mercenarëve serbë në konfliktin në Ukrainë ka nisur që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin ukrainas të Krimesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular