BallinaKronikeFOTOT/ Vjehrri vrau nusen e djalit e me pas veten, ja kush...

FOTOT/ Vjehrri vrau nusen e djalit e me pas veten, ja kush janë viktimat e ngjarjes: Nuk është nuse për ne ajo, i ka thonjtë e gjatë…

Xhevair Hoxha, vjehrri dhe Merushe Hazizi, nusja janë viktimat e ngjarjes së rëndë në Roskovec të Fierit.

Ishte 61-vjeçari që vrau nusen e djalit me thikë dhe më pas vari veten në një pemë pas banese

“Rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese“, thuhet në njoftimin e policisë

Një martesë  e padëshiruar dyshohet të jetë shkak i tragjedisë së dyfishtë që ndodhi mesditën e së martës në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.

Fiqnjët flasin për sherre të vazhdueshme në familje për shkak të bashkëjetesës së Fatjonin me Merushën, për të cilën vjehrri thoshte se nuk ishte nuse e denjë për djalin e tij për shkak se kishte qenë e martuar, me tre fëmijë dhe i mbante thonjtë e gjata.

“Kishin sherre të vazhdueshme. Para tre ditësh Xhevahiri ishte te shtëpia jonë me kosore bari në dorë dhe i thash mos bëj ndonjë gafë, por ai tha që atë do ta vras. Më tha që kishte vendosur që të vriste djalin, nusen dhe veten. Më thoshtë se nuk është nuse për ne ajo, i ka thonjtë e gjatë, etj. Thoshtë mos e mbaj nusen në shtëpi. Nuk ta dua atë në shtëpi. Ai i kishte thënë djalit gjithmonë që do t’ja vriste nusen, edhe atë dhe do të vetëvarej. Djali ishte i martuar më parë, kishte një fëmijë 8 vjeç, por nuk e donte atë dhe u ndanë, mori këtë”, tregon e afërmja e tyre.

Xhevair Hoxha, 61 vjeç dyshohet se vrau bashkëshorten e të birit Merushe Hazizin. 30 vjecaren nuk e donte për nuse për shkak se kishte qenë më parë e martuar dhe e goditi me thikë pas debateve. Pasi theri nusen me thikë, vjehrri dyshohet se vrau veten në një pemë pas shtëpisë.

I biri dhe viktima bashkëjetonin prej tre vjetësh.  Merushe Hazizi  kishte 3 fëmijë nga martesa e parë por që jetonin me ish bashkëshortin e saj. Pas kamerës shumë banorë në fshat thonë se kjo ishte një vrasje e paralajmëruar pasi 61 vjeçari tregohej i dhunshëm dhe e shprehte me zë të lartë synimin për ta vrarë gruan që i biri i kishte sjellë në shtëpi.

FOTO/ Vjehrri vrau nusen e djalit, ja kush janë viktimat e ngjarjes: Nuk

FOTO/ Vjehrri vrau nusen e djalit, ja kush janë viktimat e ngjarjes: Nuk

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular