Një adoleshent nga Las Vegas është akuzuar se ka sulmuar seksualisht dhe rrahur mësuesen e tij pasi shkoi të fliste me të për notat e tij. Jonathan Eluterio Martinez Garcia, 16 vjeç, u arrestua të premten pasi ndaj tij rëndojnë një mori akuzash, duke përfshirë tentativë për vrasje, për sulmin ndaj mësueses.
Policia tha se adoleshenti kishte shkuar në klasën e mësueses në shkollën e mesme Eldorado të enjten dhe ishte bërë i dhunshëm. Policia në një deklaratë tha
Garcia më pas iku, sipas policëve. Mësuesja e plagosur u zbulua brenda klasës nga një roje dhe u dërgua me urgjencë në një spital për trajtim. Garcia u arrestua rreth një milje nga shkolla dhe u vendos në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Clark për tentativë vrasje, sulm seksual dhe grabitje. Adoleshenti u urdhërua të mos kishte asnjë kontakt me mësuesen e tij.