BallinaUncategorizedMakina iu përmbys dhe shpërtheu në flakë/ Ky është 17-vjeçari shqiptar që...

Makina iu përmbys dhe shpërtheu në flakë/ Ky është 17-vjeçari shqiptar që vdiq në Greqi

Një aksident tragjik u regjistrua ditën e sotme në Kefalonia në Greqi, si pasojë e të cilit humbi jetën një i ri. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 17-vjeçar shqiptar me emrin Fabio. Drejtuesi i automjetit dhe njëkohësisht shoku i 17-vjeçarit humbi kontrollin e makinës e për pasojë makina u përmbys dhe u përfshi nga flakët të cilat i morën jetën e të riut.

Gjithçka ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Lassi, Argostoli. Pas shkollës, katër miq me origjinë greke dhe shqiptare hipën në makinën e njërit prej tyre dhe u nisën drejt aeroportit të ishullit (thjesht për një xhiro)

Ndërkohë, rrugës, shoferi 18-vjeçar i cili sipas policisë rrugore është me leje drejtimi, humbi kontrollin e makinës për arsye të panjohura dhe përfundoi në trotuar ku mjeti u përmbys, ndërsa pak çaste më vonë shpërtheu në flakë

4 të rinjtë po përpiqeshin të dilnin ndërsa njëri prej tyre, 17-vjeçari Fabio, nuk mundi dot.

Kalimtarët lajmëruan ambulancën dhe zjarrfikësen, ndërsa punonjësit e kësaj të fundit shuan zjarrin dhe nxorrën trupin e djegur të të riut fatkeq.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular