BallinaKryesoreA ringrihet PD? Flamur Hoxha sjell propozimin ne mbledhjen e Grupit Parlamentar:...

A ringrihet PD? Flamur Hoxha sjell propozimin ne mbledhjen e Grupit Parlamentar: Te vazhdojme me…

Nga Flamur Hoxha

Të nderuar miq deputetë te PD.
Si deputet i ri, që mora pjesë në dy fushata elektorale, shoh dy anë te medaljes së kësaj situate në PDSH.

E para, eshtë mire qe sot kam mundesinë të flas drejtëpedrejte me secilin prej jush, me pak emocion, pas disa muajsh mungese komunikimi mes nesh.

E dyta, eshtë e keqja që më bën te flas pak më shumë.
Do doja të isha më aktiv brenda PD, për një analizë me humbës e fitues që nuk u bë kurrë mbas 25 prillit, duke vijuar ato pak muaj te mjaltit të “hidhur” ku edhe unë së bashku me ju u bëra pjese e hipokrizisë e opurtunizmit brenda PD edhe pse nuk mund të mohojmë masakrën zgjedhore.

Vijuan të gjithë bashkë të bukur, te lumtur dhe te kënaqur me zgjedhjet për kryetar partie me kandidatë të nderuar që guxuan, zhvilluam Kuvendin Kombëtar, zgjodhëm Keshillin Kombëtar, Kryesinë…

Me koleget e qarkut kishim fituar bindshëm në zgjedhje dhe besoja që të gjithë ne si opozite në shtator e në vijim do të qëndronim bashkë për ta rrëzuar qeverisjen Rama sepse faktikisht ja kishim detyrim shqiptarëve.

Por u gjendem në një situate të paprecedentë lufte brenda nesh. Unë qëndrova brenda institucionit PD. Mendoja se baltosja do ishte një ndeshje me kundershtarin politik ku më i zoti del sa më i pastër, por kurrë se kisha menduar baltosjen me njeri-tjetrin nga brënda bazës dhe militanteve të PD.

Ndodhemi sot mbas këtyre muajve, nuk dua ta fsheh e paguam shtrenjtë, u për çamë, të gjithë bashkë cukitem tek ai xham që dha një krisje aq të madhe e cila, duhet ta pranojmë, ka shkuar deri në qelizë, tek cdo antarë e militantë i PD.

A ka bashkim të PD? Po, padyshim mund të ndodhë.
Unë e ofroj, e dua të behem pjese e bashkimit të PD, duke pranuar që atë ditë që do ndodhë realisht të largohem edhe perfundimisht nga politika.

Së pari ne duhet të bashkohemi si grup parlamentar duke dalë mbi veten për t’i dhënë mesazh bashkimi antarësisë dhe atyre që duan te behen pjese e PD. Prandaj ne duhet me cdo kusht të ndalim përçarjen e të ngjallim besim, frymë dhe të ardhme.

Unë kam një propozim që mendoj është i vetmi per një bashkim real të PD –
të fillojmë, me ato struktura sic ishin e punuam në fushaten e 25 prillit, një proces organizimi e zgjedhje në cdo qelizë te strukturave drejtuese, me antarësinë aktive e në disa muaj të përmbyllim të gjitha proceset zgjedhore në parti.
Kjo është e vetmja rruge nëse duam realisht një parti me te madhe, më të bashkuar dhe më të fortë.

Si deputet, antarë i PD dhe si shqiptar e kam shumë të qarte qëndrimin tim, nëse nuk behet një bashkim i tillë unë absolutisht nuk do bëhem pjese e përçarjes se PD duke mbështetur procesin e një grupi pavarësisht pakice apo shumicë dhe lënë jashtë këtij procesi pjesen tjetër.
Kjo, mendoj e besoj unë, eshtë e vetmja rrugë per ta shpëtuar PD. Në të kundërt nuk dua ti mendoj apo ti them fjalët, Zoti e shpëtoftë PD!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular