BallinaBotaVIDEO/TRONDITËSE! Gruaja ruse i jep leje partnerit ushtar që të përdhunojë ukrainaset:...

VIDEO/TRONDITËSE! Gruaja ruse i jep leje partnerit ushtar që të përdhunojë ukrainaset: Përdor mbrojtje

Një grua ruse teksa fliste në telefon me partnerin e saj ushtar që ndodhet në Ukrainë, e ka lejuar atë që të përdhunojë ukrainaset. Telefonata në fjalë është përgjuar nga shërbimet e sigurisë së Kievit.

Biseda prej 30 sekonda u postua në kanalin “Telegram” të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës të martën.

“Gratë e agresorëve rusë u bëjnë thirrje burrave të tyre të përdhunojnë gratë ukrainase”, shkroi agjencia në Telegram, teksa ka postuar edhe bisedën që tronditi opinionin publik

“Ky përgjim tronditës pasqyron vlerat morale jo vetëm të pushtuesve, por edhe të të afërmve të tyre, 80 për qind e të cilëve tani mbështesin luftën në Ukrainë”, pohoi agjencia në përshkrimin e saj të këtij regjistrimi.

Klipi i audios hapet me titullin blu dhe të verdhë: “Përgjimi i Shërbimit të Sigurisë: Gratë e pushtuesve rusë lejojnë burrat e tyre të përdhunojnë gratë ukrainase”.

Biseda mes gruas dhe ushtarit rus:

Gruaja: Pra, po, bëje atje. Përdhunoni ata. Mos më thuaj asgjë, kupton (qesh)

Ushtari: Uh-huh. Kështu të përdhunoj dhe të mos të them asgjë?

Gruaja: Po, që të mos di asgjë. Pse po pyet?

Ushtari: A mundem vërtetë?

Gruaja: Po, të lejoj (qesh). Thjesht përdor mbrojtje

Ushtari: Ok

Ky përgjim doli pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensku ka akuzuar forcat e presidentit rus, Vladimir Putin, për kryerjen e “qindra përdhunimeve” duke përfshirë sulme seksuale ndaj fëmijëve të vegjël.

TRONDITËSE! Gruaja ruse i jep leje partnerit ushtar që të

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular