BallinaBotaFOTO+VIDEO/Si u mbyt anija krenari e Rusisë dhe nënat që kërkojnë djemtë

FOTO+VIDEO/Si u mbyt anija krenari e Rusisë dhe nënat që kërkojnë djemtë

Mediat transmetuan këtë të hënë imazhet e para të momentit kur anija “Moskva”, e konsideruar si krenaria e Rusisë, u hodh në erë nga raketat ukrainase dhe u fundos në ujërat e Detit të Zi javën e kaluar. Imazhet janë marrë nga një anije shpëtimi dhe tregojnë dëmtime në anën e majtë të anijes, flakë që digjen poshtë kuvertës dhe një shtresë të trashë tymi të zi që ngrihet në qiell.

“Moskva” shfaqet e anuar, por pa ekuipazh në bord. Dera e pasme e helikopterit është gjithashtu e hapur, duke sugjeruar se ai është larguar. Duket se ka edhe një anije zjarrfikëse pas anijes, që po hedh ujë mbi të. Shenja të shumta të zeza duken në anën e anijes, por ka edhe shenja të errëta pranë vijës ujore dhe që sugjerojnë se anija ka pësuar dëmtime të jashtme

Imazhet janë kryesisht në përputhje me pretendimet ukrainase të fundosjes. Sipas tyre “Moskva” u godit nga 2 raketa të cilat ndezën një zjarr dhe e bënë atë të përmbyset. Moska thotë se anija pati një zjarr dhe shpërthim të brendshëm për shkak të detit të trazuar. Në videon e shkurtër të publikuar duken edhe dy anije shpëtimi që afrohen ndërsa një zë mashkulli flet në rusisht: “Çfarë po bën?”.

Analistët dhe ekspertët që shqyrtuan imazhet thonë se ato duken të jenë të vërteta. Vetë Kremlini tha se i kishte parë pamjet, por nuk mund ta konfirmonte vërtetësinë e tyre (dhe nuk pritet ta bëjë).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular