BallinaKronikeE rëndë/ Babai e kap duke vjedhur në banesë, hajduti serial tenton...

E rëndë/ Babai e kap duke vjedhur në banesë, hajduti serial tenton ta qëllojë me thikë

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi ka tentuar të qëllojë me thikë babain e tij ditën e hënë. I riu nisi agresionin ndaj babait të tij në momentin që ky e fundit e kapi duke vjedhur disa orendi shtëpiake në banesë.

20-vjeçari rezulton një person me precedentë penal, ku vetëm gjatë 3 muajve të fundit ka kryer vjedhje në disa banesa dhe automjeteve.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së eratit pë veprime të mëtejshme.

“Nga Seksioni për Krimet, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore edhe 5 raste të vjedhjeve të ndodhura më parë.

Gjatë hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, rezultoi se autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve është shtetasi E. L., 20 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, i ndaluar ditën e djeshme, pasi kishte tentuar të godiste me mjet të mprehtë babanë e tij, të cilit i kishte vjedhur disa orendi shtëpiake.

Shtetasi E. L., gjatë 3 muajve të fundit, ka kryer vjedhje në banesa dhe automjete të ndryshme, si dhe ka vjedhur sendet personale të një shtetasi.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular