BallinaBotaRusia ultimatum trupave ukrainas që strehohen në fabrikën e çelikut në Mariupol:...

Rusia ultimatum trupave ukrainas që strehohen në fabrikën e çelikut në Mariupol: Keni 2 orë kohë…

Rusia lëshoi ​​sot një ultimatum të ri për trupat ukrainase dhe luftëtarët e huaj të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol që të dorëzojnë armët brenda dy orëve nëse duan të jetojnë.

Ministria ruse e mbrojtjes u bëri thirrje trupave që të tërhiqen nga fabrika e çelikut nga ora 14:00 deri nw orwn 16:00 me orën e Moskës.

“Të gjithë ata që dorëzojnë armët janë të garantuar të mbeten gjallë”, shtoi ministria e mbrojtjes.

Trupat ukrainase që kanë mbrojtur qytetin për shtatë javë kanë injoruar thirrjet të tilla të mëparshme dhe Kievi sot tha se ofensiva e re e Rusisë në Ukrainën lindore do të dështojë sepse forcave të Moskës u mungon fuqia për të thyer mbrojtjen e Ukrainës.

Fabrika Azovstal, e cila mbulon territorin prej rreth 11 kilometrash katrorë është xhepi i fundit i madh i rezistencës ukrainase në Mariupol, një qytet port strategjik në Detin Azov.

Mariupol, i cili ka qenë i rrethuar nga trupat ruse për javë të tëra, ka parë luftimet më të ashpra dhe shkatërrimin më gjithëpërfshirës që kur Rusia dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular