BallinaKronikeShpërthen në flakë në ecje e sipër makina në Llogara, dyshimet e...

Shpërthen në flakë në ecje e sipër makina në Llogara, dyshimet e para

Një automjet tip Ford është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në Llogara. Sipas informacioneve paraprake të policisë bëhet me dije se automjeti ka shpërthyer në flakë për shkak të një defekti teknik, ndërkohë që shoferi ka mundur të dalë në kohë nga makina.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 20.04.2022, rreth orës 07:00, në Llogara, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular