BallinaAktualitetZgjedhjet e Rithemelimit në Mirditë, reagon Dega e PD: Proçes përjashtues dhe...

Zgjedhjet e Rithemelimit në Mirditë, reagon Dega e PD: Proçes përjashtues dhe përçarës në bazë

Zgjedhjet e Rithemelimit ne Mirdite kanë shkaktuar pakënaqësi për shkak të proçesit përjashtues dhe përçarës. Përmes një komunikimi Mark Ruci, kreu i degës PD Mirditë ka deklaruarse: Ky eshte nje proçes perjashtue, pasi nuk jane perfshire anetare e drejtues te PD.

Deklarate e deges se PD Mirdite.

PD Dega Mirdite ndjek me vemendje, ndonese e paperfshire, procesin e riorganizimit nen drejtimin e G-29 te Rithemelimit edhe ne Mirdite dhe konstaton me keqardhje se ky proces nuk ka asgje te perbashket ne zgjedhjet,reformimin apo organizimin e PD Mirdite dhe aq me pak me voten e lire si rezultat i kontributit te gjithe demokrateve.

Pertej propagandes ne nivel qendror te G-29, ky proces ne Mirdite rezulton perjashtues ne te gjitha nivelet e deges pasi nuk jane perfshire drejtues dhe anetare,ne cdo nivel,qe kane kontribuar nder vite dhe sakrifikuar per PD ne ditet me te veshtira kur diskutohej ekzistenca e saj si ne vitin 1997 deri ne vitin 2005 apo ne opoziten e gjate dhe te paprecendente te viteve 2013-2021.

Pavaresisht shume largimeve te anetaresise nga Shqiperia jane te pajustifikueshme emerimet ne krye te seksioneve apo grupseksioneve qe eshte flagrante dhe cdo dite e me shume po merr kontestimet e anetaresise,qe japin mesazhin e tyre me mospjesmarrjen ne kete farse te stisur,nga euforia e “triumfit” te perkohshem nga vendimi i gjykates, por i kontestuar ne shkallet e tjera te gjyqesorit.

Situata e deges PD Mirdite ka qene ne nje nivel te larte organizimi dhe funksionimi te saj intensiv dhe kontakti te gjere me anetaresine por dhe mirditoret ne teresi,per te ndertuar nje model opozitarizmi efektiv dhe per riperteritjen dhe zevendesimin e elitave politike kryesisht me te rinj te talentuar e te mireshkolluar dhe qe dhane efektin pozitiv ne fitoren spektakolare te 25 Prillit 2021 ku kontributi i gjithe anetaresise ishte vendimtar.

Pra dhame modelin se eshte bashkimi dhe unifikimi faktoreve lokale qe ben diferencen,per te mos perseritur historite e shemtuara te percarjes disa vjecare,qe kane rezultuar fatale ne zgjedhjet lokale apo te pergjithshme, per PD Mirdite.

Te gjithe menduam se do te ruajme nje model organizimit politik te deges,qe garanton fitore edhe ne raundet e tjera lokale por pas 9 Shtatorit 2021, fryma percarese e te ashtuquajturit “Grupi themelimit Mirdite”me nje stuhi shpifjes, sharjesh, etiketimesh banale qe vazhdojne dhe sot e kesaj dite bene te mundur qe gjendja opozites lokale i eshte rikthyer gjendjes se meparshme, koheve te protagonizmave ishullore te perjetshme apo luftes krahinore per te arritur jo drejtimin por uzurpimin e struktures drejtuese.

Ne kete periudhe preceptimi i publikut ka qene se percasja opozites ka ndryshuar me shume ne nje lufte te ashper brenda llojit se sa me pushtetin lokal e qendror super te korruptuar te Rilindjes.

Gjate procesit te riorganizimit te grupit Rithemelimit jane konstatuar:

1) Zgjedhje fiktive ne seksione dhe me pjesmarrje te ulet , prej 4-5 vetash duke bere emerime te tyre.
2) Pervec grupseksionit Selite, asnje grupseksion nuk ka bere zgjedhjet e drejtuesve tyre sipas parimit “Nje anetar, nje vote”dhe si mund te avancohet me tej ne nje proces zgjedhor.
3) Mbikcyrja dhe drejtimi procesit zgjedhor te nje dege si rregull duhet realizuar me kordinatore te G-29 ndersa procesi zgjedhor ne Mirdite nuk ka patur nje te tille dhe ate e kane udhehequr drejtues lokale, kandidate per kryetar dege.
Nese ka kordinator te caktuar nga G-29, grupi themelimit ne Mirdite ta publikoje pasi ne situata te ngjajshme te riorganizimit ne vitin 2018 , kordinatore qe kane drejtuar kete proces me shume korrektese kane qene z Arben Sefgjini dhe z Arben Ibro.
4)Ky proces organizativ ka sjelle dhe nje fenomen te rritjes se anetaresise nepermjet plotesimit fiktiv te formulareve te Rithemelimit me individe jashte PD por qe mbeshtesin kandidate te caktuar per drejtimin e deges, i pandodhur kurre me pare.

Ftojme grupin e rithemelimit te beje transparente numrin e zgjedhesve dhe prova si foton apo video te procesit zgjedhor ne seksione apo grupseksionet e njekohesisht i bejme thirrje anetaresise demokrate ne Mirdite te reflektojne seriozisht mbi ate qe po ndodh realisht ne kete proces dhe te ngrejne zerin deri ne alarm,se nese nuk flitet sot kur ka nje inerci per te permendur te metat, neser as mos
t’ju shkoje ndermend se ju degjon njeri.

Demokratet ne pergjithesi perfshi dhe ata mirditore kane me shume gjera qe i bashkojne se sa ato qe i ndajne dhe kane nevoje per nje mea culpa te forte per ti paraprire nje bashkimi te vertete, real , gjithperfshires, nje bashkim qe vlereson kontributet e gjithesecilit.

Bashkimi i demokrateve duhet te sherbeje per ringritur PD mbi bazen e vlerave dhe parimeve themelore te se djathtes, ne nje rruge pa kthim per tu perballuar dhe triumfuar mbi kete bande kriminale me vote te lire, si ne 25 Prill 2021.

Dega PD Mirdite me intelektuale te mireshkolluar,shume kontributore te spikatur ne 30 vite aktivitet politik te saj,do te intensifikoje punen per te orjentuar opoziten drejt nje aksioni opozitar te pandalshem ndaj qeverisjes se deshtuar lokale ne Mirdite dhe jo vetem se kjo eshte e vetmja rruge qe i bashkon demokratet ne baze, qe kane me shume gjera qe i bashkojne se i ndajne.

Me mire ti themi gjerat hapur sot sa te ndeshkohemi neser ne perballjet elektorale dhe koha eshte e mjaftueshme per te korigjuar gjithcka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular