BallinaKronikeZyra e noterit të njohur përfshihet nga flakët, digjen dokumente të rëndësishme

Zyra e noterit të njohur përfshihet nga flakët, digjen dokumente të rëndësishme

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure është përfshirë nga flakët një objekt pranë kryqëzimit të semaforëve në rrugën Luigj Gurakuqi në qytetin e Lezhës

Bëhet e ditur se nga zjarri janë shkrumbuar plotësisht zyrat e noterit të njohur, Vasil Martini. Ndërkohë zjarrfikësit të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë arritur që të shuajnë flakët, në mënyrë që ato të mos përhapen te bizneset e tjera që ndodhen aty pranë

Nga informacionet paraprake mësohet se në zyrat e noterisë janë djegur dhe dokumente me vlerë. Policia dhe grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular