BallinaKryesoreRihapen doktoraturat pas një dekade, kriteret dhe përfituesit e parë

Rihapen doktoraturat pas një dekade, kriteret dhe përfituesit e parë

 Pas gati një dekade pa kërkim shkencor, universitetet shqiptare janë gati për të rihapur studimet për doktoraturë.

Lajmin e bëri me dije rektori i Universitetit të Tiranës, më të madhit në vend, Artan Hoxha, dje nga konferenca e rektorëve. Abuzimet ndër vite me dhënien e titullit “Doktor Shkencash” bënë që në vitin 2013, qeveria ta mbyllë si cikël, por u deshën thuajse dhjetë vjet, dhjetëra ekspertë të huaj, por edhe shqiptarë që u thirrën për të përmirësuar procesin e për t’iu besuar serish universiteteve rihapjen e programit të ciklit të tretë. Sakaq, vetingu i titujve e gradave të dhëna ndër vite pa meritë ka mbetur në letër.

PËRFITUESIT E PARË

Asistentë-lektorët e angazhuar me kohë të plotë pranë fakultetit do të jenë të parët që do t’u jepet mundësia për t’u fituar gradën “Doktor Shkencash” në një disiplinë për të vijuar me të tjetër që e sqaron titullari i UT-së. “Të parët që përfitojnë nga ky program janë ata pedagogë, të cilët janë të kategorisë asistent-lektor, punojnë me kohë të plotë në institucionet e arsimit të lartë dhe pas tyre shërbimi bëhet për institucionet e tjera të arsimit të lartë publik dhe jo publik që kanë nevojë të rrisin akademikisht personelin e tyre”. Rektori Hoxha bëri me dije se tanimë fakultetet janë gati për të pritur propozimet nga kandidatët për doktorantë.

“U bë e mundur që sot që flasim të jenë miratuar programet e doktoraturës të propozuara nga institucionet e arsimit të lartë që realizojnë kriteret ligjore për hapjen e doktoraturave. Jemi në atë fazë që secili departament apo fakultet shpall kriteret, numrin e kuotave në dispozicion”, nënvizoi ai duke folur më tej për një problematikë të bartur, mungesën e fondeve në arsimin e lartë, e cila bëhet pengesë për zhvillimin e personelit.

“Buxhetimi i arsimit të lartë në Shqipëri është në një nivel shumë të ulët. Kërkimi shkencor pa fonde publike të qëndrueshme dhe që ndikojnë realisht në punën e atyre që bëjnë kërkim mbetet në subjektivizmin e institucioneve, mbetet në vullnetin e kërkuesve, pedagogëve dhe atyre që përfshihen në kërkim shkencor dhe inovacion. Praktikisht e bën këtë kërkim të jetë i vakët, të mos ketë atë kontribut që kërkohet për institucionet, shoqërinë dhe studentët”, thotë rektori i UT-së.

Niveli i ulët akademik, plagjiatura, si dhe dhënia pa kriter e këtyre titujve shkencorë, bëri që Ministria e Arsimit asokohe, Lindita Nikolla, të bllokojë rritjen e pakontrolluar profesionale. Forcimi i kritereve profesionale për të fituar, numri i kufizuar i doktorantëve që mund të merrte në mbikëqyrje një profesor si dhe kuotat me kursim janë disa prej risive që vijnë, për të cilat janë dashur dhjetë vite të tëra.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular