BallinaKronikeBiznesmenia strehoi “mysafirin” me COVID në shtëpi, ai i mori 135 mijë...

Biznesmenia strehoi “mysafirin” me COVID në shtëpi, ai i mori 135 mijë euro, Gjykata e lë në burg

Nga Xhensila Kodra

Qerim Krasniqi, 30 vjeçari nga Kosova do të qednroje në qeli deri në përfundim të hetimit për mashtrim me pasoja të rënda. I riu u arrestua pasi i mori një shumë prej 135 mijë eurosh një gruaje në Tiranë, me pretendimin se do t’i investonte në Call Centera, në bursë apo kriptomonedhë.

Me kërkesë edhe të Prokurorisë, Gjykata caktoi për të arrest në burg. Referuar dosjes, rezultoi se vitin e kaluar, i riu nga Kosova kishte qëndruar si klient për disa ditë në hotelin e Marjana Ç, dhe më pas kishte krijuar lidhje të ngushtë miqësore me të.

Sipas dëshmisë së Marjanës, i riu i kishte thënë se ishte infektuar me COVID dhe ajo e kishte strehuar në shtëpinë e saj. Gruaja, pasi i kishte thënë se kishte para nga shitja e një apartamenti, 30 vjeçari i kishte kërkuar borxh 50 mijë euro, me argumentin se paratë i ishin bllokuar nga banka në Zvicër.

Gruaja, e cila i vuri prokurorisë në dispozicion të gjitha faturat e shumave të parave të tërhequra nga banka, rezultoi se në total në ditë të ndryshme i kishte dhënë Krasniqit 135 mijë euro.

Për të besuar se do të mi kthente, ka pohuar Marjana, Qerim Krasniqi kishte sjellë në Shqipëri edhe nënën e tij dhe bashkëshorten e cila ishte shtatzënë, ku kishin qëndruar tek banesa e Marjanës

Në Shtator 2021 Qerimi ka ndërprerë kontaktet me gruan nga Tirana duke mos komunikuar më me të, deri në momentin kur më datë 22 Maj ai u kap në kufi teksa tentoi të futej në territorin Shqiptar.

Por, para hetuesve, 30 vjeçari nga Kosova pretendon se Marjanës i ka marrë shumën prej 85 apo 87 mijë euro të cilën e ka investuar në bursë tek një person nga Maqedonia e Veriut të quajtur Rinos. Më pas këto para i ka humbur pasi ky person është zhdukur.

Para hetuesve, 30 vjeçari ka pohuar se i ka marrë borxh një shumë prej 500 eurosh edhe një tjetër gruaje me argumentin se ishte në kushte të vështira ekonomike. Ndërsa ishte i gatshëm të bënte një marrëveshje me Marjanën për t’i dhënë asaj nga 5 mijë euro çdo muaj, para të cilat do t’i vinin nga tregtimi i kriptomonedhës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular