BallinaAktualitetZgjedhjet ne Bulqizë/Komisioni i Rithemelimit i jep të drejtë kandidatit Manjani

Zgjedhjet ne Bulqizë/Komisioni i Rithemelimit i jep të drejtë kandidatit Manjani

KOMISIONI I RITHEMELIMIT I JEP TE DREJTE KANDIDATIT MANJANI

Ditën e djeshme, ishte data e caktuar për t’u kryer procesi i votimit për kryetarin e Partisë Demokratike, Bulqizë. Pas hapjes së procesit, dy kandidatë kanë ndërprerë procesin e votimit, pasi sipas tyre lista e ardhur nga PD-ja ishte me emra te rinj të cilët nuk ka qenë në listën me të cilën ata kanë pretenduar të vazhdojnë procesin. Pavarsisht thirrjeve të votuesve për të vazhduar procesin e votimit, dy kandidatët e kanë ndërprerë atë. I vetmi kandidat që ka pranuar të vazhdojë garën, është kandidati Shaqir Manjani. Ky i fundit ka insistuar që të votojnë të gjithë demokratët , pa përjashtim. Kandidati Manjani ka bërë thirrje që të lejohen të votojnë edhë ata Demokratë të cilët janë në listën e miratuar me vendim të Komisionit të Rithemelimit. Këto lloj rrethanash, kanë bërë që procesi të ndëpritet dhe kandidatët janë ftuar nga Partia Demokratike për t’u dëgjuar lidhur me pretendimet e tyre. Pas konsultimeve, Komisioni i Rithemelimit ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm lidhur me listën e miratuar nga PDSH-ja, duke mos i mohuar të drejtën e votës asnjë anëtari. Pas këtij vendimi, data e zgjedhjeve për kryetar partie, është vendosur diten e nesërme nga ora 08:00 deri në 20:00, në Bulqizë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular