BallinaKryesoreDiskutime për presidentin e ri, ja data kur Alibeaj do te takohet...

Diskutime për presidentin e ri, ja data kur Alibeaj do te takohet me ambasadoren Yuri Kim

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ditën e premte do të zhvillojë një takim në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Pjesë e diskutimeve kryesore do të jetë zgjedhja e emrit të presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Ditën e sotme, Taulat Balla konfirmoi se PS do t’i kërkojë kryetares së kuvendit shtyrjen e konferencës së kryetarëve, që do të diskutonte mbi axhendën parlamentare të zgjedhjes së presidentit.

Sipas Ballës, kjo shtyrje bëhet për ti dhënë më shumë kohë grupeve parlamentare të opozitës, që të mund të bëhen pjesë e procesit, pavarësisht përplasjeve të brendshme të momentit në Partinë Demokratike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular