BallinaKryesoreAlibeaj mbledh sërish të hënën grupin parlamentar! Ja çfare iu kerkohet deputetëve...

Alibeaj mbledh sërish të hënën grupin parlamentar! Ja çfare iu kerkohet deputetëve…

Deputetët e Partisë Demokratike dakordësuan sot që të zhvillojnë një tjetër mbledhje të grupit parlamentar të hënën (9 maj) ku do të diskutohet procesi për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Siç e deklaroi edhe kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat, deputetëve u është lënë detyrë që deri të dielën të propozojnë kriteret e zgjedhës së Presidentit të ri dhe rregullat e procedurës që do ndiqet.

Gazetari i Panorama.al, Maringlen Kume bën të ditur se pas marrjes së propozimeve, kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj do t’i përmbledhë qëndrimet dhe më pas ato do diskutohen në mbledhjen e së hënës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular