BallinaKryesoreFestë e madhe në Asamblenë e PS, nga “mjekrat” që imitojnë shefin...

Festë e madhe në Asamblenë e PS, nga “mjekrat” që imitojnë shefin te ministrushet që adhurojnë liderin !

Nga Agron Gjekmarkaj

Festë e madhe në Asamblenë e PS, nga “mjekrat” që imitojnë shefin te ministrushet që adhurojnë liderin !
Socialistët u mblodhën sot në Asamble. Si gjithmonë ardhja e Liderit ishte një festë e madhe. U gëzua i madh e i vogël. Ulsiu, Dritani dhe Alketi ishin vënë në rradhë me mjekrat e tyre të krehura e të rritura me kërshërinë se kush i ngjet më dukshëm dhe me shpresën që i gjati do ti keqyrte me endje këta dishepuj, të rritur përmes betejash politike dhe intelektuale.
Klosi i cili ka kohe që se rruan mjekrën e ka ënde të padenjë për konkurs dhe ishte fshehur menjë anë. Ditmiri i cili është në faze delikate rikuperimi u përpoq të mos binte në sy dhe ja doli. I përunjur hyri, i heshtur ja mbathi, ja ka parë sherrin mjaftueshëm zhurmës dhe vëmendjes. Zëvendësi i Ramës Ben Ahmetaj i cili ishte informuar që Kryeministri do mbante një fjalim kundër SPAK-ut që të mos kishte konflikt interesi dhe mos të shndërrohej në rezervuar që mbledh shikime vendosi ta ndiqte nga televizori. Neper dhomë bënte vara vinga e fliste me vete ”kupa me kap kupa pa kap dreqi të hëngërt o i mallkuar Spak”!
Damua para se të merrte fjalë këndonte me zor e ultazi ” gomarica vjen vërdallë herë sjell qumësht herë llallë! Qerrata e shkuar qerratait duke parë në ç’kohra të turbullta jetojmë , nën stres qe po merrte dhe vëmendjen e Ahmetajt i ra shkurt si lexoi vetë të gjitha por i ndau përgjegjësitë me Blerinën.
Ministreshat si ministreshat plot nur, hare e përkushtim kujdeseshin për më të moshuarit ! Muzhaqi me Bilalin shpërndanin ujë me kanë dhe kafe me tabaka. Majko pak si i habitur i ringjallur “së vdekurish” u buzëqesh të gjithëve me ëmbëlsi si për tu thënë:
“Mos u ngrys prej dëshpërimit
Nëse jeta të gënjen,
Hesht në ditën e mundimit
Rishtaz ditë e gazit vjen.
Zemra me të ardhmen rron,
Nga e sotmja shqetësohet,
Kur gjithçka papritur shkon
Për të shkuarën mallohet.
Dhe zemra rrek e ngazëlluar
Sepse për të u ngjallën sot
Hyjni e vjershë e frymëzuar
Dhe jetë e dashuri e lot.”
Niko i rrethuar nga gratë e partisë ndihej si i bekuar dhe ju thoshte “eh moj shoqëni çdo ishim ne pa Edi Ramën!? Në moshë të dashurisë kur mbusha 30 vjeç unë ende do shisja rroba të marra në kurbet”! Shqipëria s’do kishte “akademinë e barinjve dhe librin e blegtorëve pa të” klithi Krifca dhe u skuq lehtazi në mollëza! Po mi po por ato monopolet shiko ti në bujqësi u dëgjua zëri i Braçes si pickim grerëze. As Butrinti nuk do të dilte në selamet tha Ikonomi, ndërsa Margeriti ktheu kokën mënjanë gjithë avashllëk e përtesë. Evis Kushi nuk u ndie po pshëretiu lehtë aq se nuk u kuptua në qe pshëretime mërzie apo pasthirrme gëzimi. Në kalanë e Elbasanit e kanë mësuar që të “mos bëjë ish pa pasur pula”! Mimi mendonte ” dhe lis bota kish ndërruar” me 29 vota në çante kqyrte idhtazi të parin që mbi zulmen presidenciale hodhi akull nga podium i kuvendit. Sapo Lideri u ngjit në foltore hija e zeze ra mbi sallë. As mizë as nerv nuk lëvizte pos ca pika djerse nga kokat e kryetarëve të bashkive që binin si mjalti nga anë e kosheres. Dvoranin nëse ndokush ja ka propozuar për President e hodhi në arenë që ta bëjnë copash të uruarin dhe ai të lajë duart me bash rakie.
Mbi SPAK-un gjëmoi e sokelliu siç di ai , si zë i epërm e sovran që gjykon drejtësinë, popullin, partinë dhe opozitën. E ndau me ritmin e një rrote mulliri të mirën nga e keqja, të shkuarën nga e ardhmja. Komisioni që ishte ngarkuar për të ndërtuar identikitin e Presidentit ndihej si i pushuar nga puna pas ditëve të lodhshme neper Shqipëri duke kuvenduar me amvisa , bujq , peshkatarë, mësues, studente, veteranë e të tjerë.
Mbledhja mbaroi !
Tao me Gramozin iken të hanë “kërmë” për dreke dhe nuk dukeshin të mërzitur, shumë shumë ndienin nostalgji paradhënie për Ahmetajn e Damon.
Lindita iku në shtëpi me parimin “gjithçka që nuk thua qar e ke” !
Elisa me solemnitet të palexueshëm e përcolli gjithë atë zallamahi. Klotilda buzëqeshte pa përtesë para dhe pas. Klosi me xhymertllek ftoi Manastirliun Krifcen dhe Etildën për një akullore që ëmbëlsia të kthehej mbi gjyryket e tharë. Etildës rrezet e diellit po i shkrinin akulloren në tas por jo melankolinë që ajo furi i shkaktoi. Ndërkohë karvani kryeministror me bori e zyrna kaloi atypari dhe faji ra mbi ta si tis.
Mevlat Mandri, Kastriot Ajdini and 24 others
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular