Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, teksa një mjet tip “Benz G-Class” përplasi në rrugë çiftin Arjan dhe Vilma Konomi si dhe foshnjën e tyre vetëm 3 muajshe.
Teksa të tre të plagosurit kanë shpëtuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në media është publikuar ditën e sotme edhe një tjetër rast në po atë aksident.
Në foton e siguruar nga Gazeta hqip shihet se nga aksidenti shpëtoi për mrekulli edhe një burrë i cili ishte duke ecur me biçikletë teksa në frenim mjeti i ka kapur rrotën e dytë.
Për fat i riu nuk ka pësuar lëndime teksa është dëmtuar vetëm biçikleta.