BallinaKronike“Ç’të bëj, të vë...”/ Dhëndri përplaset me vjehrrin për borxhin: Akoma s’e...

“Ç’të bëj, të vë…”/ Dhëndri përplaset me vjehrrin për borxhin: Akoma s’e ke bërë

Vjehrri Leko dhe dhëndri i tij Artir janë përplasur në “Shihemi në Gjyq”. Leko e pranon borxhin që ka ndaj dhëndrit të tij, ndërsa ky i fundit i kërkon me ngulm 15 milionë lekët që vjehrri i ka prej 10 vitesh borxh sepse i nevojitet për të kryer një operacion.

Në tokën ku është kryer ndërtimi ka rezultuar të jetë pronë shtetërore, ndërsa një vendim i mëvonshëm e ka nxjerrë si tokë private dhe kjo e ka përzierë vjehrrin e Artirit në një mori gjyqesh e problemesh. Problemi më i madh me të cilin ai përballet është konflikti me dhëndrin, që nga ana tjetër ndodhet në vështirësi financiare dhe pamundësi për të punuar.

Eni Çobani: Ia pranon borxhin këtij zotërisë apo e ke të falur ti?

Leko: Po, unë borxhin ia pranoj që ia kam marrë. Nuk ia bëj hasha.

Artir: Po mua më duhen sot, nuk më duhen mot.

Leko: Po ku t’i gjej moj zonja Eni?

Ardit Gjebrea: Sa Lekë i ka marrë?

Eni Çobani: Do ta thuash shumën e parave apo sdo ta thuash? Sa e ke shumën e parave? Mos të të vijë zor se nuk ka problem, çdo lek është i ndershëm, i pastër.

Artir: Një milionë e 500 mijë të reja.

Eni Çobani: 15 milionë Lekë të vjetra.

Artir: Zonja Eni, mua në qoftë se nuk do të më kishte filluar problemi i këmbës unë do ta prisja.

Eni Çobani: Akoma? 10 vjet e ke pritur.

Artir: Po s’ka gjë se prapë njeriu im është. Por që kur më filloi problemi i këmbës dhe unë nuk punoj dot….

Leko: Zonja Eni, unë nuk ia kam bërë hasha dhe nuk ia bëj hasha. Ta them sinqerisht, unë me të bërë dokumentat…

Eni Çobani: Ti do ta shesësh këtë shtëpi, çfarë do të bësh?

Leko: Unë me të bërë dokumentet, do ia jap paratë. Ta them sinqerisht, ja ku jeni të tërë këtu.

Eni Çobani: Po ku do ti gjesh?

Leko: Po mora lejen e shtëpive, unë do t’i shes.

Artir: Po kush do ia blejë shtëpinë atje? Shtëpia ndodhet mu në majë të malit! Kush do ia blejë atje?/tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular