BallinaKryesoreLefter Gështenja: Nëse SPAK do i shkojë çështjes së incineratorëve deri në...

Lefter Gështenja: Nëse SPAK do i shkojë çështjes së incineratorëve deri në fund, gjysma e qeverisë dhe Rama do përfundojnë në burg

Nga Asambleja e PS-së, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish SPAK-u duke thënë se këtij institucioni po i mbaron koha që të hetojë Berishën, Metën apo gjykatësit e prokurorët.

Ndërkohë në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Gështenja është shprehur se nëse SPAK do i shkojë hetimit të incineratorëve deri në fund, gjysma e qeverisë së bashku me Ramën do të përfundonin prapa hekurave.

Lefter Gështenja: Rama ka një siklet brenda qeverisë dhe për këtë arsye ka filluar të bëjë thirrje për SPAK duhet të reagojë. Ai ka të drejtë se SPAK duhet  të reagoj dhe duhet të nxirojë drejt kësaj qeverie që ka drejtuar vendin për 9 vite. Pra për ministra dhe Kryeministri që janë në ballë të akuzës. Mjafton të përmendim rastin e incineratorëve që është një nga aferat e shekullit. Nëse do i shkojë SPAK këtij procesi deri në fund, jam i sigurt që gjysma e qeverisë përfshirë edhe kryeministrin duhet të shkojë pas hekurave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular