Nga Qamil Dika
Aksidentet rrugore se fundmi jane vene ne qender te vemendjes se publikut. Madje edhe te drejtuesve te policise te cilet kane iniciuar nje fushate per te gjobitur kundervajtesit.
Ne fakt kjo eshte nje dukuri e cila riperseritet ne menyre pothuaj ciklike cdo vit pas ngjarjeve te ngjashme.
Problemi eshte qe aksidentet rrugore jane nje nder aspektet mbi te cilat sistemi yne arsimor, sistemi yne shendetesor, strukturat e pushtetit lokal, mediat dhe mbare shoqeria duhet te fillojne te punojne me kembengulje per te edukuar femijet sot ne menyre qe skena te tilla te minimizohen ne te ardhmen.
Aksidentet rrugore perbejne nje nder sfidat e sektorit te shendetit publik te sistemeve moderne shendetesore si pasoje e numrit shume te larte te mjeteve motorrike ne shoqerite e zhvilluara.
Nderkohe qe ne Shqiperi keto sfida vijne kryesisht si pasoje e problematikave ne edukimin e brezave.
Pikerisht EDUKIMI ne teresi eshte nder sfidat me problematike te shoqerise sone dhe ne situaten qe jemi mendoj se EDUKIMI SHENDETESOR eshte padiskutim nje URGJENCE KOMBETARE.
Eshte koha qe institucionet kombetare, institucionet e qeverisjes lokale, universitetet, komuniteti i mesuesve dhe prinderve dhe media te koordinojne veprimtarite e tyre per ta trajtuar me seriozitet kete sfide, EDUKIMIN SHENDETESOR.
Neser do te jete vone jo vetem per nurmin e te vdekurve nga aksidentet rrugore por edhe per numrin e perdoruesve te substancave narkotike, per menyren se si qasemi ndaj mjedisit dhe problemeve qe shkaktojme si shoqeri ndaj tij, per nivelin e ulet te aktivitetit fizik te femijeve dhe varesine e tyre ndaj aparaturave teknologjike, e per shume e shume problematika te tjera per te cilat shoqeria jone nuk po e kupton se jemi ne kushtet e nje URGJENCE KOMBETARE.
Eshte koha sot qe ne te veprojme te gjithe sebashku, neser do te jete vone per Shqiperine per ne, per femijet tane.