BallinaKryesoreGazment Bardhi pyetet kush është deputeti me vilë 760 mijë euro. Ja...

Gazment Bardhi pyetet kush është deputeti me vilë 760 mijë euro. Ja si përgjigjet para gazetarëve

“Do ta merrni vesh shumë shpejt, duhet të hetoni”. Kështu iu përgjigj gazetarëve, Gazment Bardhi i pyetur se kush është deputeti me vilë 760 mijë euro, denoncim të cilin ai e beri me anë të një statusi në Facebook.

Më herë gjatë ditës, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë një postim thumbues për një nga kolegët e Partisë Demokratike për të cilin thekson se “është peng i Edi Ramës” për një vilë me vlerë 760 mijë euro, e cila i është zbuluar si e pajustifikuar financiarisht.

“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo s’po ja ble askush 🤔? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!”’, shkruan Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular