BallinaAktualitetDalin pamjet kur Ajas Sulejmani largohet me vajzën në krah pasi përplasi...

Dalin pamjet kur Ajas Sulejmani largohet me vajzën në krah pasi përplasi çiftin

Në studion e emisionit “Opinion” u publikua këtë të hënë momenti kur Ajas Sulejmani largohet me vajzën në krahë pak çaste pasi përplasi me makinë tek vizat e bardha çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre 3 muajsh.

39-vjeçari ecën i qetë ndërsa në dorë duket se ka telefonin.

Sulejmani, i cili ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe në makinë kishte edhe vajzën e tij të vogël u largua nga vendi i ngjarjes, që ndodhi të dielën në rrugën e Kavajës në Tiranë. Ai shkoi në një spital privat ku dhe u arrestua pak kohë më vonë.

Çifti i bashkëshortëve Konomi mbetën të plagosur rëndë dhe aktualisht janë në spital nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular