Deputeti i PD Gazment Bardhi ka reaguar për çështjen e diskutimeve për Presidentin e ri dhe opozitën e vërtetë.
Në një mesazh në “Twitter” deputeti Gazment Bardhi ka shtruar pyetjen për atë që quan me ironi “opozitë e vërtetë”, duke pretenduar se Edi Rama i mban peng për shkak se i ka zbuluar një vilë të pajustifikuar me vlerë 760 mijë euro.
“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush 🤔? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!”, shkruan Bardhi.