BallinaSportVIDEO/ Vllaznia fiton “betejën” e Europës, Kukësi thyhet në fund, 3 gola...

VIDEO/ Vllaznia fiton “betejën” e Europës, Kukësi thyhet në fund, 3 gola në Loro Boriçi

Në Loro Boriçi, Vllaznia mundi 2-1  Kukësin  në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore.

Në minutën e 43-të, do zhbllokohej takimi nga vendasit. Gurishta dërgoi një kros të bukur në zonë, me Da Silvan që nuk fal me kokë.

Kuksianët kanë mundësi të vendosin ekuilibrat, por Milunovic nuk jep siç duhet topin për Feijao, në minutën e 53-të.

Gjithsesi, barazimi do vinte në të 80-tën. Gjithçka lind pas një goditje dënimi të Shqiprim Taipit. Gjuajtja e tij nuk kontrollohet mirë nga Zogoviç dhe aty është Lulaj që përfiton.

Në limite, Vllaznia do merrte epërsinë me Çobën.

 

Lufta për Europën vazhdon, teksa jemi disa javë para fundit të kampionatit.

Djemtë e Plorit  e shohin veten në vendin e 3-të, me 49 pikë.Ekipi i Longos është i 5-ti me 46 pikë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular